“Sportmedia” duhet ti kërkoj falje Shkëndijës dhe tifozëve tetovar

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë u zhvillua ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Për shkak pezullimit të skuadrës vendase nga ana e FFM-së, ndeshja u zhvillua pa praninë e publikut.

Kështu gjithçka ishte qetë brenda stadiumit, por edhe jashtë, ndërsa edhe në momente të këtilla një ndër mediat më të mëdha sportive në vend në gjuhën maqedone “sportmedia.mk”, vendosi ti jap konotacion ndryshe, një incidenti që kishte ndodhur pas ndeshjes, por që realisht nuk kishte të bëjë aspak me futbollin.

Në gjithë këtë incident aspak të dëshiruar kishte qenë i involvuar futbollisti i Struga Trim Lum, Marjan Radeski, që ishte sulmuar nga disa persona ende të panjohur, ndërsa kjo ju kishte mjaftuar që të ngrejnë pluhur, duke aluduar që pas këtij sulmi qëndrojnë tifoz të Shkëndijës.

Madje i kishin lejuar vetes që të joshin lexuesit e tyre me një titull bombastik, tashmë të njohur, Skandal në Tetovë…!?

Vallë si mundet një media sportive që llogaritet si profesionale të shkruaj një titull të tillë, pa patur asnjë gazetar fillimisht në ndeshjen futbollistike, e lërë më në vendgjarjen e sulmit ndaj futbollistit të Struga Trim Lum, Marjan Radeski.

Profesionalizëm nën ZERO….!!!

Për më tepër pre e këtij lajmi ranë shumë lexues, e ku shumica prej tyre villnin vnerë ndaj Shkëndijës…!!

A thua vallë pse gjithë ky mllef ndaj një ndër skuadrave më stabile në vendin tonë, ndaj një skuadrave që vërtetë i ka dhënë ngjyrë kampionatit, por edhe i ka bërë reklamën më të mirë vetë shtetit të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare.

Pra, një lajm i paverifikuar mirë nga një portal sportiv që pretendon të jetë  ndër më të lexuarit dhe më profesionistët në vend, vërtetë nuk është aspak i hijshëm.

 

 

Për më tepër që në Tetovë luanin dy ndër skuadrat me buxhetin më të madh, edhe atë që bëjnë investime të mëdha nga pronarët e tyre shqiptarë, siç janë dy familjet e respektuara Destani dhe Qyra.

E gjithë Maqedonia duhet të falënderojë këta dy familje, pasi me ekipet e tyre denjësisht kanë prezantuar futbollin vendor në arenën ndërkombëtare, duke arritur madje edhe të luajnë edhe në fazën “play-off” të garave europiane.

Mos të harrojmë pikërisht kjo Shkëndijë, që ju e sulmoni vazhdimisht bëri që në Maqedoninë tonë të vogël të vijnë të luajnë skuadra gjigande, si Milani, Totenhami, RB Salzburg, etj, e që shumica realisht i shihnin ato vetëm përmes TV-së.

Ndaj sa nuk është vonë, dilni si “profesionist”, ashtu siç edhe pretendoni dhe kërkojeni falje Shkëndijës, Tetovës dhe gjithë tifozëve të skuadrës lidere në kampionat.

Leave a Reply