Policia arrestoi personat që sulmuan futbollistin Marjan Radeski të Struga Trim Lum

Dje policia e Tetovës në orën 18:40 në Tetovë ka arrestuar dy persona, 34-vjeçarin D.D. nga Prilepi dhe 37-vjeçari I.A. nga Manastiri për sulm fizik. Ato janë raportuar nga futbollisti i FK Struga Trim Lum, Marjan Radeski.

Personat po mbahen në komisariat dhe siç bën me dije MPB-ja, pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.


LEXO GJITHASHTU:  “Sportmedia” duhet ti kërkoj falje Shkëndijës dhe tifozëve tetovar


Sipas raportimit, rreth orës 18:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet FK Shkëndijës dhe FK Struga Trim Lum, është sulmuar fizikisht me veturë me targa të Prilepit. M.R. ka dalë nga stadiumi dhe ka vërejtur D.D., me të cilin e kishin thirrur njëri-tjetrin me të cilin ishin njohur më parë po ashtu, pas së cilës është sulmuar fizikisht”, njofton MPB.

 

Leave a Reply