Renditja më e re e FIFA-s: Ja ku ndodhen Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Kombëtarja shqiptare ka shënuar rënie në renditjen më të re të FIFA-s. “Kuqezinjtë” nga pozita e 65-të, tashmë bien në pozitën e 66-të, duke lënë menjëherë pas vetes Maqedoninë që nuk ka ndryshuar pozitë, derisa përfaqësuesja e Kosovës, ka bërë një lëvizje prej dy vendeve dhe tashmë renditet në pozitën e 97-të.

Renditjen tashmë e kryeson Argjentina, para Spanjës dhe Francës, derisa në TOP10 ka vend edhe për kombëtaret si, Anglia, Brazili, Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania. (infOSport.mk)

TOP10-shi i parë:

  1. Argjentina 1886.16 pikë (+18.91 nga renditja e fundit)
  2. Spanja 1854.64 (+1.37)
  3. Franca 1852.71 (-7.07)
  4. Anglia 1819.20 (+5.39)
  5. Brazili 1776.03 (+0.18)
  6. Holanda 1752.44 (+4.89)
  7. Portugalia 1750.08 (-6.04)
  8. Belgjika 1735.75 (-4.87)
  9. Italia 1718.31 (-13.20)
  10. Gjermania 1716.98 (+13.19)

Leave a Reply