Naser Aliji, 3 ndeshje në 7 ditë dhe agjerueshëm!

Tre ndeshje në shtatë ditë dhe 270 minuta në fushë pa përfshirë këtu minutat shtesë. Janë këto statistikat e kumanovarit, Naser Aliji, një profesionistë i vërtetë në çdo aspekt dhe me një seriozitet që shumë të tjerë duhet ta kenë në fushën e blertë.

Naser Aliji, që në emergjencë totale te kombëtarja shqiptare, zbriti në fushë në datën 21 marsit ndaj Anglisë në “Ëembley” dhe luajti 90 minuta, një gjë të tillë bëri edhe ndaj Andorrës për 90 minuta të tjera në datën 24 mars në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Por sikur të mos mjaftonin këto dy ndeshje shumë të rënda kualifikuese, kumanovari edhe pse i lodhur dhe i stërmunduar, u paraqit edhe të enjtën e 27 marsit, këtë herë me fanellën e Dinamos, duke luajtur për gjatë 90 minutave dhe duke kontribuar në fitoren 1:0 të skuadrës së Ilir Dajës.

Nëse gjithë këtyre minutave të kaluara në fushën e blertë, u shtojmë edhe faktin se Aliji ishte agjërueshëm, vërtetë na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një futbollistë shumë të fuqishëm, i cili kur është në pyetje kombëtarja shqiptare, është gati të sakrifikojë veten, njëjtë sikurse edhe për klubin e tij, nga ku edhe ushqen familjen.

 

Leave a Reply