
FC Shkupi, gjenerata U12 që udhëhiqet nga trajneri Ferdi Ismaili, ndodhet në Kushadasi, aty ku brenda dy ditëve do të zhvillohet turneu “Vina Cup”, ku marrin pjesë gjithsej 24 skuadra nga vende të ndryshme europiane, përfshirë këtu edhe emra të njohur, si Beshiktash, Trabzonspor, Vitesse, Bashakshehir, etj., njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi është shortuar në grupin “D”, bashkë edhe me Bashakshehir, Altay dhe Soke Idmanyurdu. Ndeshjen e parë që në program është nesër, të përzgjedhurit e Ismailit do ta zhvillojnë ndaj gjigandëve turq të Bashakshehir.
Është kjo hera e parë që kjo gjeneratë e FC Shkupit merr pjesë në këtë turne të fuqishëm, ku dy skuadrat e para nga secili grup do ta kualifikohen për në fazën e eliminimit, aty ku shpresojmë që një vend të sigurojnë edhe djelmoshat e ri të skuadrës nga Çairi.