
Artim Pollozhani rikthehet sërish në Vlorë, mirëpo këtë herë për të marrë drejtimin e skuadrës së Flamurtarit, njofton “infOSport.mk”.
Drejtuesit e skuadrës vlonjate pas disfatës së sotme kundër Pogradecit, kanë falënderuar trajnerin e deritanishëm Andrea Agostineli. Vendin e tij do e zë Artim Pollozhani, një emër i njohur ky për qytetin e Vlorës dhe për futbollin shqiptarë. Strugani për dy vite të plota (2017-2019) kishte veshur fanellën e Flamurtarit, derisa gjithashtu kishte luajtur edhe me Dinamon dhe Skënderbeun.
Pollozhani së fundmi ishte trajner i Ballkanit në Kosovë, ndërsa paraprakisht kishte qenë në rolin e drejtuesit, ku kishte liri rreth përzgjedhjes së futbollistëve, por edhe trajnerit të ri te Flamurtari.
Kështu, 42-vjeçari rikthehet sërish në Vlorë, mirëpo këtë herë në rolin e trajnerit te Flamurtari, për të cilën skuadër si futbollistë kishte luajtur plotë 70 ndeshje.
Kujtojmë, para se të pranonte ofertën e Ballkanit në rolin e trajnerit kryesor, Pollozhani në dy periudha të ndryshme kishte luajtur rolin e ndihmësit të Ilir Dajës, fillimisht te Partizani, e më pas edhe te Ballkani i Suharekës nga Kosova. (infOSport.mk)