
Një dramë e vërtetë ndodhi mbrëmjen e së martës në stadiumin kryesor të Shkupit, aty ku mejdanin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2026, ndanë Maqedonia dhe Uellsi.
Një gol i shënuar në minutën e 91-të bëri që i gjithë stadiumi të shpërthejë në festë. Bojan Miovski përfitoi nga një pasim i gabuar i uellsianëve, duke dërguar topin në rrjetë.
Dhe kur të gjithë menduan se Maqedonia do të marrë edhe 3 pikët e rradhës, ndodhi e papritura.
Uellsi barazoi në minutën e 96-të, falë Bruks, i cili dërgoi topin përtej vijës fatale dhe vulosi shifrat përfundimtare, Maqedoni 1, Uells 1.
Një barazim, ky që në fund doli të jetë me një shije humbje për përfaqësuesen futbollistike të vendit tonë, që pas dy xhirove të para në grupin “J”, kryeson renditjen me 4 pikë, po aq sa ka edhe Uellsi. (infOSport.mk)