
KF Arsimi mundi Sasa-n nga Kamenica me rezultatin 4:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi, Albin Ramadani sërish doli të jetë në element, duke realizuar dy gola, ndërsa nga një gol tjetër në këtë ndeshje për skuadrën nga Çegrani, realizuan edhe Maliq Beluli dhe Alban Taipi.
Pas kësaj fitore, KF Arsimi vazhdon të mbajë pozitën e katërt në renditje, mirëpo tashmë me vetëm dy pikë më pak se Bregallnica e vendit të tretë, pozitë kjo që skuadrave ju mundëson që përmes balotazhit të shpresojnë në një vend për në elitën e futbollit vendor.
Aktualisht, në dy pozitat e para me nga 48 pikë, renditen Makedonija GJ.P dhe Bashkimi, Bregallnica me 44 pikë mban pozitën e tretë, derisa KF Arsimi në pozitën e katërt numëron 42 pikë.
Dy skuadrat kryesuese, Makedonija GJ. P dhe Bashkimi regjsitruan fitore të lehta sot përballë Vardarskit (4:0), gjegjësisht Vardar Negotinos (5:2), derisa Bregallnica barazoi 1:1 me Skopjen. (infOSport.mk)
LDFMV, Java 21 – Rezultatet |
||||||||||||||||||||||||
|