Arrestohet ish Drejtori, Deni Masev! FFM: Ai është shkarkuar javë më parë, fjalën e kanë organet e hetuesisë

Drejtori i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, Deni Masev, është arrestuar në një aksion policor, që është zhvilluar disa ditë më parë.

Masev ndodhet në burgun e Shutkës, ndërsa jozyrtarisht mësojmë se i njëjti ka lidhje me grupin e Rade Trajkovskit – Shteklit, i cili paraprakisht ishte arrestuar nën dyshimin për trafik droge.

Deni Masev pasi ishte larguar njëherë nga pozicioni i Drejtorit te përfaqësuesja A e Maqedonisë, ai ishte rikthyer në të njëjtin post gjatë janarit të këtij viti, ndërsa nga prokuroria deri më tani nuk kanë dhënë informacione se për çfarë dyshohet ai aktualisht.

Ndërkohë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, thonë se Masev është shkarkuar nga posti i Drejtorit tashmë një javë dhe se i njëjti do të përgjigjet personalisht për veprat e tij para organeve të hetuesisë.

Pra, paraburgimi i Deni Masev ka ndodhur pak ditë para ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, në të cilën ndeshje Maqedonia shënoi fitore 3:0.

Të martën “verdhekuqtë” në arenën “Todor Proeski” do të mirëpresin Uellsin në kuadër të xhiros së dytë të grupit “J”, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2026.

 

Leave a Reply