
Futbollisti kinez, 18-vjeçari Guo Jiaxuan, ka vdekur pasi pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë në shkurt, njoftoi sot klubi gjerman Bayern Munich.
Guo, i cili raportohet se u godit në fytyrë me gju gjatë kampit stërvitor, u shpall i vdekur klinik nga një spital lokal përpara se të transferohej në Kinë, ku mori kujdes të mëtejshëm në një spital të Pekinit.
Futbollisti i ri kinez ishte pjesë e skuadrës botërore të Bajern Munih, e cila u dha lojtarëve nga e gjithë bota shans për të shfaqur talentet e tyre.