Futbolli europian në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi malazez, Delibashiç

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-futbollisti, Andrija Delibashiç. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Malit të Zi nuk ia doli dot të fitojë betejën me kancerin, duke humbur jetën në moshën 43-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur ish klubet e tij nga Spanja, Majorka, Hercules, Rajo Valjekano dhe Real Sociedad përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Delibashiç rreth një viti më parë i ishte nënshtruar një operacioni për një tumor në tru, mirëpo që nga atëherë gjendja e tij nuk u përmirësua, duke humbur kështu

betejën me kancerin.

Delibashiç regjistroi 21 paraqitje me përfaqësuesen e Malit të Zi,  duke arritur të shënojë edhe 6 gola.

Aktualisht i njëjti luante rolin e Drejtorit Sportiv te skuadra malazeze e Buduçnost, ku më parë kishte punuar edhe si asistent trajner, njëjtë sikurse edhe te Partizani, ndërsa si kryetrajner brenda viteve 2021-2023, kishte udhëhequr skuadrën e Mornar Bar.

Leave a Reply