Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-futbollisti, Andrija Delibashiç. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Malit të Zi nuk ia doli dot të fitojë betejën me kancerin, duke humbur jetën në moshën 43-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur ish klubet e tij nga Spanja, Majorka, Hercules, Rajo Valjekano dhe Real Sociedad