Omeragiç me aklamacion emërohet në postin e Presidentit të FFM-së

Masar Omeragiç në Kuvendin e rregullt zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, mori mbështetjen e 65 delegatëve nga gjithësej 66. Ai menjëherë pasi u emërua në këtë post, para të pranishmëve mbajti një fjalim, ku ndër të tjerash, tha:

“Isha i vetëdijshëm se më prisnin sfida të mëdha, por situata aktuale në federatë ishte më e komplikuar se sa pritej. Fakti është se në dy vitet e fundit federata ka pasur më shumë shpenzime sesa të ardhura. Vetëm me punë reale në dy vitet e fundit, federata ka qenë në minus prej një milion euro. Megjithatë në vend se të rikthehemi në të kaluarën, është detyra jonë të shohim përpara dhe të punojmë për të përmirësuar situatën.” – u shpreh Masar Omeragiç, duke vijuar:

“Vizioni ynë është i qartë:

Futboll të fuqishëm, mirë të organizuar dhe konkurrues në të gjitha nivelet.

Kategori të reja, që do të jenë shtylla e sukseseve në të ardhmen.

Infrastrukturë bashkëkohore, e cila do ju mundësojë futbollistëve që të ecin para.

Federatë që do të punojë me transparencë, profesionalizëm në interes të futbollit.

E gjithë kjo nuk është vetëm vizion, por edhe një mision i yni i përbashkët. Vetëm me punë të ndershme dhe plan të qartë, mund ta ngrisim futbollin në vendin tonë në nivel, të cilin gjithë e duam. Koha është për një nisje të re. Koha është për rezultatet. Shkojmë përpara për futbollin tonë vbendor”! – ishin fjalët e Masar Omeragiç, i cili postin e Kryetarit do ta ushtrojë deri në vitin 2029. (infOSport.mk)

Leave a Reply