
Ish sulmuesi i FC Shkupit, Sandej Adetunxhi, i vetëm mundi Ferizajin në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”. Nigeriani shënoi të dy golat për Ballkanin në fitoren 2:1, teksa golin e vetëm për skuadrën e FC Ferizajit, e realizoi Antonio Ilieski.
Për mbrojtësin maqedonas, ishte ky goli i dytë në vazhdimësi, pas atij ndaj KF Llapit, të shënuar tre ditë më parë.
Ishte kjo fitorja numër 12 për Ballkanin këtë edicion, që vazhdon të mbetet në pozitën e dytë pas Dritës së Zekirja Ramadanit, që me shumë gjasa do të shpallet kampione e re e Kosovës në futboll.
Në anën tjetër, vlen të theksohet se me dy golat e shënuar sot, Adetunxhi arriti në kuotën e 10 golave të shënuar, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, menjëherë pas Mevlan Zekës, që ka të shënuar plotë 14 gola. (infOSport.mk)