
Strategu i njohur tetovar, Djengis Redjepi, shumë shpejtë pritet të marrë drejtimin e një ndër skuadrave më me emër në futbollin kosovar.
Redjepi aktualisht ndodhet në Gjakovë, ndërsa burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se i njëjti do të jetë sërish pjesë e futbollit kosovar, duke udhëhequr skuadrën e Vëllaznimit.
Ai së fundmi drejtoi skuadrën e Trepça ’89, edhe atë deri nëntorin e vitit 2024, ndërsa gjithashtu në Kosovë, kishte drejtuar skuadrat si KF Llapi, KF Dukagjini, KF Liria dhe KF Feronikeli 74’.
Te Vëllaznimi i Gjakovës, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Kosovës, Redjepi pritet të zëvendësojë Mirel Josën, i cili gjatë ditës shkëputi kontratën pas një serie të rezultatevetë dobëta.
Josa, megjithatë nuk do mbetet gjatë kohë pa punë, pasi i njëjti pritet të marrë drejtimin e FC Suharekës.