Shkëmbim spektakolar, Leao në “Kamp Nou”, dyshja e Barcelonës në “San Siro”!

Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milani është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse.

Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez.

“Katalunasit” janë gati të sakrifikojnë dyshen Ferran Torres-Ronald Araujo, për të transferuar në “Kamp Nou” portugezin, Leao.

Sipas gazetës “katalunase” “Nacional”, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të lënë të lirë dyshen për të siguruar një marrëveshje për sulmuesin portugez.

Çmimi prej 120 milion eurosh që kërkohet nga drejtuesit e Milanit, do të vështirësojë çdo marrëveshje për gjigantët “katalunas” mes problemeve të tyre financiare.

Kështu, ata mund të kërkojnë ta anashkalojnë shifrën e lartë prej 120 milion eurosh, duke ofruar këta dy lojtarë.

Leao mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për një skuadër si Barcelona që kërkon një përforcim në krahun e majtë.

Raphinha ka shfrytëzuar mundësinë dhe ka shkëlqyer për klubin këtë sezon, por shtimi i një lojtari më natyral mund të jetë edhe më i frytshëm.

Barcelona, sonte u bë skuadra e parë që siguroi një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Benfikën me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

Leave a Reply