Ndeshjet çerekfinale të Kupës sjellin super ndeshjen, Struga TL-Gostivari

Dita e sotme sjellë ndeshjet çerekfinale të Kupës, ndërsa e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Strugë, aty ku mejdanin do të ndajnë kampionja në fuqi, Struga Trim Lum dhe skuadra e Gostivarit, një ndër pretendentët për titull këtë edicion në futbollin tonë elitar, njofton “infOSport.mk”.

Këto dy skuadra u takuan edhe 10 ditë më parë në Shkup në kuadër të xhiros së parë të stinorit pranveror, ndërsa sot Struga Trim Lum ka rastin e mirë për tu hakmarrë për atë disfatë, që erdhi vetëm në minutën e 95-të.

Për dallim nga ajo ndeshje, Struga Trim Lum në ndeshjen e sotme kundër Gostivarit do të zbret në fushë me Meriton Gegën si trajner, kjo pasi Qatip Osmani dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit pas disfatës ndaj Vardarit fundjavën që lamë pas.

Do të jetë kjo hera e parë që këto dy skuadra do të përballen në kuadër të ndeshjeve të Kupës, teksa deri më tani janë përballur 5 herë në Ligën e Parë dhe po aq herë në ndeshjet e Ligës së Dytë.

NDESHJET TJERA

Shkëndija do të udhëtojë drejt Radovishit për tu përballur me Detonit Plaçkovica, skuadrën e Ligës së Dytë. “Kuqezinjtë” shihen si favorit absolut për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku një vend për herë të parë në histori do të kërkoj edhe KF Arsimi nga Çegrani, që do të përballet me AP Brera në Strumicë.

Në përballjen e fundit çerekfinale do të përballen dy njohësit e vjetër, Vardari dhe Sileksi, që së bashku në kuadër të këtij kompeticioni, peshojnë 8 trofe (5 Vardari, 3 Sileksi).

Leave a Reply