Shkëndija me stil kampioni mundi Sileksin, derbi i Gostivarit mbyllet mes polemikash

Shkëndija ka fituar derbi ndeshjen e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor kundër Sileksit, duke bërë një gjë të tillë me shumë stil, pasi edhe përkundër disavantazhit të hershëm, në fund regjistroi fitore 4:2, njofton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore, skuadra e Jeton Beqirit kryeson tashmë e vetme renditjen tabelare me 43 pikë, 3 më shumë se Rabotniçki, që në arenën “Todor Proeski” në Shkup mundi minimalisht 1:0 Voska Sport.

Derbi i Pollogut mes skuadrave nga Gostivari, Besës së Dobërdollit dhe KF Gostivarit, u mbyll pa gola, mirëpo mes shumë polemikash, kjo për faktin se vendasit pretendojnë se janë dëmtuar për dy penalti.

Fitore me shumë peshë edhe për FC Shkupin, që në transfertë mundi AP Brera (2:1). Edhe në këtë ndeshje në pah te skuadra nga Çairi, doli dyshja Avornyo – Imeri, që kishte shënuar edhe kundër Rabotniçkit në ndeshjen e xhiros së kaluar. Golin e vetëm dhe të nderit për AP Brera, e realizoi kapiteni Martin Gjorgjievski.

Tikveshi edhe përkundër avantazhit që kishte përballë Pelisterit, në fund pësoi disfatë 2:1 përballë Pelisterit në Kavadar, duke vështirësuar edhe më shumë rrugën drejt mbijetesës, ndërkohë dje në Strugë, Vardari befasoi kampionët e vendit, Struga Trim Lum, duke realizuar fitore 2:0. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 20

KF Shkëndija 4:2 Sileksi
KF Besa Dobërdoll 0:0 KF Gostivari
AP Brera 1:2 FC Shkupi
Rabotniçki 1:0 Voska Sport
Tikveshi 1:2 Pelisteri
Struga Trim Lum 0:2 Vardari

Leave a Reply