Maqedonia U19 e Erhan Selimit cakton dy miqësore me moshatarët e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19, e udhëhequr nga Erhan Selimi, gjatë muajit mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj moshanikëve të kombëtares së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në tokën shqiptare, edhe atë në stadiumin e Skënderbeut në Korçë.

Takimi i parë Shqipëri – Maqedoni do të zhvillohet më 21 mars në ora 15:00, teksa

ndeshja e dytë do të luhet më 23 mars në ora 12:00.

Trajneri Erhan Selimi dhe stafi teknik i ekipit përfaqësues të Maqedonisë U-19 përmes këtyre dy ndeshjeve do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të “verdhekuqve” të rinj.


NDESHJE KONTROLLUESE:

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 21 mars, ora 15:00, stadiumi “Skënderbeu”

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 23 mars, ora 12:00, stadiumi “Skënderbeu”


 

Leave a Reply