Derbi i Pollogut mbyllet pa gola, KF Besa pretendon se është dëmtuar për dy penalti (VIDEO)

Java e 20-të në elitën e futbollit vendor na prodhoi derbin e Pollogut midis skuadrave nga Gostivari, KF Besa Dobërdoll dhe KF Gostivari, njofton “infOSport.mk”.

Në një atmosferë të bukur futbollistike, numër të konsiderueshëm shikuesish në tribuna, ku nuk munguan edhe disa banera nga ana e tifozëve të KF Gostivarit, “Kastriotët”, ndeshja në fund nuk prodhoi gola, mirëpo prodhoi disa polemika, për të cilat në mënyrë zyrtare ka reaguar edhe klubi vendas në rastin konkret, KF Besa Dobërdoll.

Drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli përmes faqes së tyre zyrtare kanë kërkuar që padrejtësitë të marrin fund, duke pretenduar se në takimin e sotëm ndaj KF Gostivarit ishin dëmtuar drejtëpërdrejtë për dy penalti.

Ata thonë se nëse një padrejtësi e tillë ndodh edhe në ndeshjen e rradhës, atëherë KF Besa Dobërdoll do të mendoj edhe tërheqjen nga garat e Ligës së Parë!.


📢 Deklarata zyrtare e drejtuesve të KF Besa Dobërdoll:

Padrejtësia duhet të marrë fund!

KF Besa 1976 ka qenë gjithmonë pjesë e futbollit me përkushtim, sakrificë dhe pasion, duke respektuar rregullat dhe garën e ndershme. Por, fatkeqësisht, në shumë ndeshje me rradhë vazdhojm të denohemi nga referët. Në takimin e fundit, u mohuam dy penalti të pastra, të cilat mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar.

Kjo nuk është hera e parë që ekipi ynë përballet me vendime të padrejta, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm mundin e presidentëve tanë dhe djersën e lojtarëve por edhe integritetin e kampionatit. Ne e kemi duruar gjatë këtë situatë, duke shpresuar se do të kishte përmirësime, por tashmë durimi ynë ka një kufi!

🚨 Nëse edhe në ndeshjen e radhës përballemi me të njëjtin trajtim të padrejtë dhe referim tendencioz, presidentët e klubit do të tërhiqen nga garat e metutjeshme!🚨


 

Leave a Reply