
Disfata 2:3 nga Bylisi i ka dhënë fund durimit të drejtuesve të Partizanit, që vendosën të shkarkojnë trajnerin serb Aleksandar Veselinoviç. Ky vendim bazohet edhe tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit të skuadrës në fushën e blertë.
Veselinoviç drejtimin e skuadrës së Partizanit e morri me 26 gusht të vitit të kaluar, duke drejtuar “Demat” në gjithsej 25 ndeshje.
8 fitore, 14 barazime dhe 3 disfata është epilogu i rezultateve të arritura nga ana e teknikut serb në krye të Partizanit, që pas 26 xhirove në Superligën shqiptare renditet në pozitën e katërt me 40 pikë, 8 më pak se Egnatia kryesuese. (infOSport.mk)