Diego Simeone paralajmëron Real Madridin para përballjes në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Atleiko Madridit, Diego Simeone ka komentuar super përballjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve. Simeone e ka komentuar shkurt këtë takim, duke e paralajmëruar ekipin “mbretëror”.

“Unë do të përgjigjem vetëm shkurt për këtë, është një ndeshje e madhe dhe ne jemi të përgatitur”, tha Simeone.

Atletiko e tij do të përballet në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve me rivalin e madh, Real Madridin, ndeshje kjo që në program është me datë 4 mars. Për herë të fundit këto dy skuadra në kuadër të Ligës së Kampionëve, ishin takuar në maj të vitit 2017-të.

Leave a Reply