
Struga Trim Lum të shtunën rikthehet të luaj në Strugë për herë të parë një ndeshje zyrtare në vitin 2025. Kundërshtarë i kampionëve në fuqi të vendit do të jetë ekipi i Vardarit, ndaj të cilëve Struga Trim Lum në ndeshjen e parë të këtij sezoni kishte triumfuar me shifrat 4:1 në Shkup.
Është ky takimi i parë i javës së 20-të në Ligën e Parë, që do të zhvillohet brenda dy ditëve, me 5 ndeshjet tjera që në program do të jenë të dielën.
Ndryshe, dueli i së shtunës midis Struga Trim Lum dhe Vardarit, do të jetë gjithsej i 11-ti kundër, me struganët që numërojnë 5 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata.
Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari të shtunën në stadiumin e qytetit do të startojë në ora 14:00, ndërsa vlen të theksohet se paratë e tubuara nga shitja e biletave do të përfundojnë në fondet e Shoqatës Bamirëse “Bamirësit Strugan”, të cilët të njëjtat më pas do ti adresojnë për bamirësi.