Njihuni me 4 ekipet e para që kaluan fazën “play-off” dhe me kë mund të përballen tutje!

Mbrëmë u vendosën 4 ekipet e para që kaluan fazën “play-off” të 1/16-ave të finales në Ligën e Kampionëve. Fjala është për skuadrat si Bajern Munih, Bryzh, Benfika dhe Fejenord, me këta të fundit që eliminuan 7 herë kampionët e këtij kompeticionin, Milanin.

Ndërkohë që shorti do të hidhet ditën e premte, janë bërë ndarjet paraprake për kundërshtarët e mundshëm.

Gjigandët “bavarez” i prej një duel mes Bayer Leverkusen ose Atletiko Madrid, ndërsa Fejenordin e pret “ferri” i Inter ose Arsenal, një short tepër i vështirë për holandezët.

Në krahun tjetër, Bryzhi i Ardon Jasharit nga Kumanova, do të përballet me një prej skuadrave si Lille ose Aston Villa,  derisa Benfika do ta ketë tepër të vështirë, pasi i pret një përballje mes skuadrave, si Liverpull ose Barcelona.

 

Leave a Reply