
Juventus Serava kualifikohet në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
“Bardhezinjtë” nga Serava në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” mundën ekipin e Partizan nga Brvenica e Tetovës me shifrat 11:2. Armando Alijeviq edhe njëherë tjetër zhvilloi një super ndeshje, duke realizuar tre gola, po aq sa Qëndrim Abazi, derisa nga një gol shtuan edhe Vedat Bajrami, Osman Mustafa, Gëzim Bakiu, Enez Jusufi dhe Kerim Memed.
Kujtjomë, Juventus Serava në vitin 2018-të kishte arritur të fitoj trofeun e Kupës, ndërsa një gjë të tillë nga tabori i skuadrës shkupjane shpresojnë të bëjnë edhe këtë vit, kur veçmë kanë arritur deri në këtë fazë. (infOSport.mk)