Dyshja e talentëve të FC Shkupit, Mehmedi-Hasani ftohen te përfaqësuesja U19

Dy futbollistët e talentuar të akademisë së FC Shkupit, Ariton Mehmedi dhe Omer Hasani, kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë së Veriut,  për të qenë pjesë e grumbullimit pesëditor nën urdhrat e seleksionuesit Erhan Selimi.

Mehmedi tashmë ka debutuar me ekipin e parë të FC Shkupit, në përballjen ndaj FC Strugës në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pasi kishte mbushur 17 vjet. Si ai, edhe Hasani, që para tre ditëve mbushi të 18-tat, janë lojtarë me perspektivë të madhe dhe pjesë e rëndësishme e së ardhmes të klubit nga Çairi.

Grumbullimi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë do të zhvillohet nga data 23 deri më 28 shkurt në Strumicë dhe do të shërbejë për vlerësimin e gjendjes aktuale të lojtarëve që pritet të jenë pjesë e ekipit në kualifikimet zyrtare që nisin në shtator.

Leave a Reply