
Pas një pauze prej pak më shumë se dy muajsh, sot edhe zyrtarisht starton Liga e Parë me ndeshjet e saja të para në vitin 2025, duke shënuar startin e stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
E gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Shkup, aty ku do të zhvillohen tre ndeshje mjaft interesante. Pa dyshim, KF Gostivari dhe Struga Trim Lum do të jetë epiqendra e kësaj xhiroje, ndërsa bazuar në rivalitetin mes tyre, një super ndeshje pritet të zhvillohet edhe në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy njohësit e vjetër, Vardari dhe Shkëndija.
Ndërkohë në stadiumin e Çairit, me padurim presim të shohim se si do të reagojë FC Shkupi përballë Rabotniçkit, që pjesën vjeshtore e mbylli në mesin e tre skuadrave lidere.
NDESHJET TJERA
Voska Sport në duelin mes ekipeve shqiptare, në Ohër do të mirëpret Besën e Dobërdollit, Pelisteri në Manastir do të jetë nikoqir i AP Brera, ndërkohë në Kratovë, mejdanin do të ndajnë Sileksi dhe Tikveshi.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të në Ligën e Parë do të zhvillohen sot me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)
LPFMV -Java 19 |
||||||||||||||||||
|