Presidenti Omeragiç bashkë me Sekretarin Gjeneral, Ganiu, takim me Presidentin e UEFA-s, Çeferin

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me në krye presidentin Masar Omeragiç dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Drilon Ganiu, me ftesë të Presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin, gjatë ditës së sotme qëndruan për vizitë zyrtare në Nyon të Zvicrës, aty ku bashkëbiseduan me numrin një të futbollit europian dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të udhëhequr nga Zoran Lakoviq.

“Kemi pasur një takim të mrekullueshëm dhe një pritje të ngrohtë nga kreu i futbollit evropian dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Zoran Lakoviq. Ne ndamë shumë informacione të dobishme dhe të vlefshme për gjendjen e futbollit tonë, ku diskutuam shumë hapur disa nga temat kryesore”.

“Ekziston respekt dhe një dëshirë të madhe mes nesh për të gjetur zgjidhjet më të mira për disa sfida me të cilat përballemi, për të vazhduar ta zhvillojmë futbollin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo i referohet kryesisht fondeve të investimeve të UEFA-s dhe reformave në futbollin tonë që po na vijnë. Ne duhet të veprojmë menjëherë për të shmangur gjërat e padëshiruara dhe për të hyrë në një trend pozitiv dhe suksese të reja” – u shpreh Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, pas takimit të përbashkët me Aleksandar Çeferin, ku gjithashtu prezent ishte edhe Sekretari Gjeneral, Drilon Ganiu.

Leave a Reply