KF Arsimi rikthen Xhezair Avdulin nga rradhët e FC Shkupit

Xhezair Avduli është rikthyer sërish te KF Arsimi, aty ku u krijua si futbollistë profesionist, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të FC Shkupit. Këta të fundit arritën akordin me drejtuesit e skuadrës nga Çegrani për transferimin e tij në Çair gjatë këtij afati kalimtarë, duke e paralajmëruar si përforcim të madh, mirëpo edhe pse i njëjti ishte pjesë përgatitjeve në Turqi, palët vendosën që Avduli edhe pjesën e mbetur të sezonit aktual ta kalojë te KF Arsimi.

Pa dyshim, një rikthim të Avdulit e kanë mirëpritur të gjithë te skuadra nga Çegrani, që ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, kur është në pyetje Liga e Parë.

“Verdhezinjtë” stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e katërt me 29 pikë, 4 më pak se Bregallnica e vendit të dytë, pozitë kjo që siguron ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në elitë. (infOSport.mk)

Leave a Reply