
Asgjë nga transferimi i Voska Sport në duart e investitorëve turq, të cilët dështuan për të blerë ekipin shqiptarë nga Ohri. Kështu qyteti i bukur buzë liqenit sërish do flas shqip me pronar Nefi Useinin dhe trajner nga Shqipëria, Klodian Arbrin.
Pas largimit të strategut turk Safet Isler, drejtuesit e Voska Sport kanë lëvizur shpejt dhe kanë arritur marrëveshjen me teknikun shqiptar, Klodian Arbri, i cili
më parë gjatë karrierës së tij, si trajner, ka drejtuar KF Vorën dhe FK Tomorin. Arbri do të nisë menjëherë punën me skuadrën e Voska Sport, duke synuar rezultate pozitive në pjesën pranverore të sezonit 2024/25, edhe pse realisht do ta ketë të vështirë me skuadrën që ka në dispozicion.
Kujtojmë, Voska Sport stinorin vjeshtorë e mbylli vetëm në pozitën e fundit, ndërsa Arbri do të duhet të bartë me vete edhe shkopin magjik, për të bërë mrrekulli me skuadrën buzë liqenit, nëse marrim parasysh faktin se skuadrat tjera që gjithashtu do të luftojnë për mbijetesë kanë lëvizur dhe kanë përforcuar rradhët e tyre me emra shumë cilësorë. (infOSport.mk)