Tri medalje tjera shtohen në “minierën” e xhudos kosovare

Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova kanë siguruar medalje në kuadër të Grand Slam “Paris 2025”.

Distria dhe Nora arritën të bronztën, derisa Akili u mposhtë në finale, ku fitoi të argjendtën.

Krasniqi deri te medalja erdhi pasi tregoi forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje me xhudisten e Emirateve të Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt, derisa Gjakova ka triumfuar në duelin vendimtar për medalje ndaj holandezes Joanne Van Lieshout.

Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 73 kilogramë, pasi në finalen e madhe u mposht nga Shakhram Ahadov i Uzbekistanit.

Leave a Reply