ZYRTARE, Atanaskoski rikthehet te Partizani

Partizani i Tiranës brenda ditës ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato, teksa ka prezantuar mbrojtësin maqedonas, David Atanaskoski.

Mbrojtësi i majtë maqedonas, i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone (2022-2024) pas eksperiencës në Rumani te skuadra e Politehnica Iasi, rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar se të “kuqtë” mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin shqiptar për të.

Atanaskoski me Partizanin ka firmosur një kontratë për një vit e gjysëm.

Në total 28 vjeçari me Partizanin ka regjistruar 77 paraqitje duke fituar edhe dy trofe, titullin kampion në sezonin 2022 – 2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Kujtojmë, gjatë ditës së sotme Partizani i Tiranës prezantoi edhe sulmuesin malazez, Nikola Vujnoviç. (infOSport.mk)

Leave a Reply