
Pelisteri ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, që kjo skuadër po i zhvillon në Ohër, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit pa gola ndaj Novacit dhe disfatës 3:1 ndaj Detonit Plaçkovica, Pelisteri sot mundi Ohrid Lihnidos me rezultatin 5:0.
Në këtë ndeshje te skuadra nga Manastiri shkëlqeu përforcimi i kësaj merkatoje, rusi Tarasenko, që realizoi “hat-trik”, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Stojanovski dhe Fernandinho. (infOSport.mk)