FC Shkupi mundi bullgarët e Septemvri Sofje

FC Shkupi ka regjistruar fitoren e parë gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës nga Polonia Varshava, të besuarit e trajnerit Erdem Alparslan gjatë ditës së sotme zhvilluan ndeshjen e dytë në tokën turke, duke mundur Septemvri Sofia me rezultat 2:1.

Protagonistë në këtë takim ishin Xhelil Asani dhe Avornyo, të cilët realizuan golat që i siguruan ekipit fitoren e merituar. Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke zhbllokuar rezultatin, ndërkohë golin e dytë që bëri dallimin, e realizoi sulmuesi, Avornyo.

FC Shkupi duelin e rradhës në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, do ta luaj kundër ekipit të Kaisar nga Kazakistani me datë 06 shkurt. (infOSport.mk)

Leave a Reply