Fabrice Tamba i FC Shkupit tashmë flet si “kuqezi”

KF Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e sulmuesit senegalez Fabrice Tamba, i cili nga sot do të jetë pjesë e kuqezinjve. 21-vjeçari me skuadrën tetovare ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë, pasi me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore.

“Kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua, isha shumë i lumtur sepse unë vërtet dua të luaj për këtë skuadër. Ndjehem shumë i lumtur, bashkohem me ekipin më të mirë të kampionatit. Besoj se ne do të arrijmë objektivin të dalim kampion,” u shpreh Tamba pas nënshkrimit të kontratës.

Shkëndija do të jetë klubi i dytë i Tambas në Maqedoninë e Veriut, pasi vitin e kaluar ishte pjesë e FC Shkupit, ku u transferua nga gjigandi portugez, Braga.

Më herët, Tamba ka luajtur për Beira-Mar Almada dhe Covilha në Portugali, duke fituar përvojë të rëndësishme që tashmë do ta vë në shërbim të “kuqezinjëve”.

Leave a Reply