Mërgim Berisha largohet nga Hofenhajmi, rikthehet te Augsburgu!

Mërgim Berisha pas një viti e gjysmë është larguar nga Hofenhajmi dhe është rikthyer te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 8 milionë euro.

Për transferimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze e Lids Junajted, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te skuadra e Bundesligës.

Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane e Monza si dhe dy klubet tjera gjermane si Verder Bremen dhe Union Berlin.

26-vjeçari pasi kreu vizitat mjekësore, pak më parë u prezantua me fanellën e Augsburgut, te e cila skuadër do të mbajë fanellën me numër 37.

Leave a Reply