Konfirmohet lajmi i infosport.mk, Sadiki preznatohet te boshnjakët e FK Igman

Mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Bosnje e Hercegovinë, duke nënshkruar me skuadrën e FK Igman Konjiç.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që dy ditë më parë, ndërsa sot ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtueist e klubit boshnjak që e prezantuan brenda ambienteve të klubit.

Sadiki me FK Igman Konjiç ka firmosur deri në fund të sezonit, ndërsa te kjo skuadër do të luaj bashkë me dy ish futbollistët e Voska Sport, Jovan Nikoliç dhe Milosh Açimoviç. Sadiki para se të firmoste me FK Igman Konjiç, kishte qenë në bisedime edhe me dy skuadrat e futbollit vendor, Struga Trim Lum dhe Besa Dobërdoll, ndërsa gjithashtu bisedime kishte zhvilluar edhe me Vllazninë e Shkodrës.

Për Sadikin do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në futbollin boshnjak, pasi më parë kishte provuar veten edhe në Rusi, Maltë dhe Shqipëri, derisa në futbollin tonë vendor, i njëjti kishte luajtur me e Milanon, Rabotniçkin, EuroMilkun, Renovën dhe Borecin. (infOSport.mk)

Leave a Reply