Akademia e FFM-së në gjendje të mjerrueshme

Federata e Futbollit të Maqedonisë tashmë pak më shumë se një muaj është bërë me president të ri, post ky të cilin e morri Masar Omeragiq. Ky i fundit me bashkëpunëtorët e tij kanë filluar edhe inspektimin e gjërave brenda Federatës, e ku në sy bie gjendja e ndërtesës ku kanë qëndruar talentët e përzgjedhur nga Akademia e FFM-së.

“E vërteta është e rëndësishme. Shikoni gjendjen aktuale në Akademinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Çdo futbollist i ri meriton një mjedis që ushqen talentin e tij dhe respekton angazhimin e tij.

Të mos lejojmë që kushtet e këqija të mbytin ëndrrat e futbollistëve tanë të rinj, para se të kenë mundësi të shkëlqejnë. Së shpejti… ndryshimet do të flasin vetë”, thuhet në postimin e FFM-së në rrjetet sociale.

Leave a Reply