ZYRTARE, Mirel Josa merr timonin e Vëllaznimit të Gjakovës

Mirel Josa për herë të dytë në karrierën e tij si trajner do të punojë në futbollin kosovar. Pas aventurës dy vjeçare me FC Prishtinën, strategu 61-vjeçar nga Tirana ka vendosur të marrë drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës, skuadër kjo që aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ndryshe e njohur si Raiffeisen Liga e Parë-Grupi A.

KF Vëllaznimi e cilëson Mirel Josën si një emër të njohur në futbollin mbarëshqiptar dhe i beson përvojës së madhe të ish trajnerit të Besës së Kavajës, i cili gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka udhëhequr edhe skuadrat më të mëdha, si KF Tirana, Elbasani, Vllaznia, Teuta, Skënderbeu, Shkumbini, Kukësi dhe Laçi.

Josa te Vëllaznimi do të zëvendësojë Leotrim Krasniqin. (infOSport.mk)

Leave a Reply