Turneu Juventus Serava në futsal, të premtën luhet finalja e madhe

Turneu Juventus Serava gati për të përmbyllur me mjaft sukses edhe edicionin e saj të 6-të me rradhë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Në një nga turnetë më të njohur në vend, ku morrën pjesë gjithsej 24 skuadra, në finalen e madhe i’a dolën të luajnë Brigada 164 dhe 8A8 Kosova.

Brigada 164, skuadër kjo e përbërë me lojtar nga Shkupi dhe Kumanova, në gjysmëfinale eliminoi ekipin e Renta Car Euro Star, derisa skuadra nga Kosova, 8A8 Kosova, mundi ekipin e Shutka 1.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Finalja e madhe do të luhet në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen e Seravës gjatë ditës së nesërme (e premte) me fillim në ora 20:30, ndërsa organizatorët me në krye Gafur Hasanin, kanë paraparë shumë surpriza për të pranishmit në palestër, ku si çdo vit, edhe këtë vit, ata më me fat do të shpërblehen me dhurata të ndryshme.

Ndaj mos mungo, eja edhe ti nesër në palestrën “Enver Idrizi” në Seravë të Shkupit për të shijuar finalen e madhe,  pasi nuk i dihet, mund të jesh pikërisht ti, ai fituesi i ndonjë shpërblimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply