Sunaj Hasan e nis me këmbë të mbarë vitin 2025, shënon në miqësoren ndaj Vushtrrisë

Sulmuesi shkupjan i skuadrës kosovare të Rilindja 1974, Sunaj Hasan, e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2025, teksa ka shënuar që në ndeshjen e parë kontrolluese të skuadrës së tij.

Hasani shënoi në kontrolluesen ndaj Vushtrrisë, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë 2:5. Përveç Hasanit, në listën e golashënuesve për KF Rilindja 1974 u regjistrua edhe Altin Shala, derisa golat për skuadrën e Vushtrrisë, i shenuan Fazliu, Likaj, Maxhuni, Ahmeti dhe Iseni.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Për të dyja skuadrat ishte kjo ndeshja e parë në vitin 2025 në kuadër të përgatitijeve për stinorin pranveror, ku do të tentojnë të bëjnë më të mirën. KF Rilindja që garon në Raiffeisen Ligën e Parë-Grupi A, do të tentojë mbijetesën, derisa FC Vushtrria me disa nga përforcimet e fundit që ka bërë gjatë këtyre ditëve, do të luftojë deri në fund me skuadrën e Fatih Ismailit, Prishtina e Re, për një vend në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë, pjesën e parë të sezonit 2024/25 në Raiffeisen Liga e Parë-Grupi B, FC Vushtrria e mbylli në pozitën e dytë me 30 pikë, 5 më pak se Prishtina e Re. (infOSport.mk)

Leave a Reply