Shqiprim Taipi, i cili së fundmi luante në Kazakistan me skuadrën e Zhetysu Taldykorgan, ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar, duke nënshkruar me SC Gjilanin e Ardian Nuhiut, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë kjo hera e dytë që Shqiprim Taipi do të veshë fanellën e SC Gjilanit, nga e cila skuadër qershorin e vitit që lamë pas, përforcoi rradhët e skuadrës së Zhetysu Taldykorgan në Kazakistan, aty ku ka luajtur gjithashtu edhe për Kaspiy Aktau.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Në futbollin elitar të Kosovës, Taipi, përveç me Gjilanin, ka luajtur edhe me Prishtinën, ndërsa i njëjti është i njohur edhe për futbollin tonë vendor, ku ka luajtur për gati 4 vite.
Ai në Maqedoninë e Veriut ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Horizont Turnovën dhe FC Shkupin, derisa karrierë ka bërë gjithashtu edhe në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat e Skënderbeut dhe Kukësit. (infOSport.mk)