Fatjon Jusufi shënon në fitoren e Ferizajit, debuton edhe Nafiu

FC Ferizaj ka regjistruar fitore 5:1 kundër Lirisë së Prizrenit në ndeshjen e parë kontrolluese në Durrës, aty ku kjo skuadër po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Te skuadra ferizajase me 3 gola të shënuar shkëlqeu Albion Kurtaj, ndërsa nga një gol realizuan edhe Betim Haxhimusa dhe mesfushori tetovar, Fatjon Jusufi.

Në këtë ndeshje te Ferizaji debutoi edhe futbollisti tjetër nga Tetova, Valmir Nafiu, një ndër përforcimet më të mëdha të skuadrës kosovare gjatë kësaj merkatoje, ndërsa gjithashtu ndeshjen e tij të parë me këtë skuadër e zhvilloi edhe mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski.

Në këtë ndeshje titullarë te Ferizaji luajtën edhe Filip Gligorov dhe portieri, Marjan Jovanovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply