ZYRTARE, Valon Ahmedi më nuk është pjesë e Shkëndijës

Valon Ahmedi dhe Shkëndija kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, edhe atë vetëm pas 5 muajve, pasi ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare i ishte bashkuar skuadrës tetovare në gusht të vitit që lamë pas, nga rradhët e skuadrës bjelloruse të Soligorsk.

Ahmedi gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën “kuqezi” u paraqit në 13 ndeshje, duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asistime.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Siç mëson “infOSport.mk”, Ahmedi kishte qenë prezent vetëm në ditën e parë të grumbullimit të “kuqezinjëve”, për tu mos u paraqitur më, ndërsa sot palët bënë të ditur ndarjen mes tyre, kjo për shkak edhe të ndonjë pakënaqësie.

Ahmedi me Shkëndijën kishte kontratë deri verën e vitit 2026-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply