Aleks Zlatkov ka gjetur skuadrën e tij të re, pasi i njëjti përfundoi aventurën e tij me FC Shkupin. 22-vjeçari ka vendosur të rikthehet sërish në Slloveni, mirëpo këtë herë duke nënshkruar me skuadrën e Brinje Grosuplje, njofton “infOSport.mk”.
Më parë në futbollin slloven, Zlatkov kishte veshure edhe fanellën e Triglav dhe Kranj.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
22-vjeçari pjesë e skuadrës nga Çairi ishte për dy vite e gjysmë, mirëpo duke mos arritur që të zë një vend titullari. Ai madje pjesën pranverore të edicionit të kaluar (2023/24) e kaloi në huazim te Makedonija GJ.P, mirëpo edhe atje nuk është se bindi.
Me fanellën e FC Shkupit, Zlatkov zhvilloi 18 ndeshje, ndërsa 12 herë ishte paraqitur në Ligën e Dytë me skuadrën e Makedonija GJ.P.
Zlatkov ishte gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 19 ndeshje. (infOSport.mk)