Në një atmosferë mjaft të bukur dhe me shumë fytyra të buzëqeshura, ekipi i Struga Trim Lum nisi përgatitjet për stinorin pranveror, ku shpreson të bëjë më të mirën dhe të rrëmbejë edhe për herë të tretë me rradhë titullin kampion.
Është ky objektivi kryesor i skuadrës, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të, me vetëm 5 pikë më pak se treshja kryesuese, Sileksi, Shkëndija dhe Rabotniçki.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Trajneri Qatip Osmani në grumbullimin e parë kishte në disponim të gjithë lojtarët tek të cilët do të mbështetet për pjesën e dytë të sezonit, përfshirë këtu edhe dy përforcimet, Memetriza Hamza dhe Pape Fall.
Pjesën e parë të përgatitjeve, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në Strugë, ndërsa nga data 18 janar, ata do të zhvendosen në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në Turqi ekipi i Struga Trim Lum do të qëndrojë deri më datë 1 shkurt, ndërsa përveç përgatitjes fizike dhe asaj tekniko-taktike, skuadra do të zhvillojë edhe 4 ndeshje miqësore.
Stinori pranveror do të startojë me datë 16 shkurt, ndërsa që në Struga Trim Lum e pret ndeshja derbi kundër Gostivarit. (infOSport.mk)