E paralajmëruam, Riste Jankov do të mbrojë portën e Shkëndijës

Shkëndija është aktivizuar në merkato, teksa sot ka zyrtarizuar gardianin Riste Jankov. Një gjë të tillë “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar që gati një javë më parë, kur nga rradhët e skuadrës tetovare ishte larguar, Davor Taleski.

Jankov vjen pikërisht si zëvendësim për gardianin e larguar Taleski, që iu bashkua Vardarit, ndërsa në ekipin e parë është angazhuar edhe portieri 17-vjeçar Onur Beshir.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Gjatë ditës së sotme nga tabori i Shkëndijës, njoftuan gjithashtu edhe ndërprerjen e bashkëpunimit me fantazistin, Valon Ahmedi, ashtu që ditëve në vijim me siguri se “kuqezinjtë” do të reagojnë sërish, duke njoftuar edhe për ndonjë emër të ri.

Jo zyrtarisht mësojmë se Shkëndijës mund ti bashkohet sërish Valmir Nafiu, një agjent i lirë ky, pasi kishte përfunduar aventurën me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Otrant-Olympic. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply