Amzai fiton konkurrencë, Shkëndija i beson një portieri të ri!

Shkëndija e Tetovës tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Përgatitjet po shkojnë sipas planit, mirëpo habit qetësia në këtë klub kur janë në pyetje transferimet e mundshme, e që priten me shumë entuziazëm nga tifozët e flaktë të kësaj skuadre, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe përkundër largimeve të portierit Davor Taleski, mesfushorit Valon Ahmedi, dhe sulmuesit Daouda Bamba, drejtuesit ende nuk kanë reaguar për të plotësuar vendet e tyre.

Nga ajo që mëson “infOSport.mk”, në ekipin e parë është transferuar gardiani 17-vjeçar, Onur Beshir, një portier ky me mjaft perspektiv, që aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses U18 të Maqedonisë.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Fiziku i tij, e mbi të gjitha cilësitë që posedon ky portier me origjinë nga Ohri, kanë bërë që drejtuesit t’i besojnë një vend edhe në ekipin e parë, ndërsa bazuar në konkurrencën që ka për momentin, i njëjti shumë lehtë mund të ndodh që edhe të marrë vëmendjen e trajnerit Jeton Beqiri.

Ky i fundit gjatë stinorit vjeshtorë në portë preferoi Astrit Amzain, gjë kjo që shkaktoi pakënaqësi te portieri numër 1, Davor Taleski, i cili menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtor kërkoi largimin e tij nga skuadra.

Ai tashmë ka gjetur edhe ekipin e tij të ri, duke u vendosur për Vardarin, ndërsa mbetet të shihet se kush do të zë vendin e tij, pasi realisht Shkëndija ka nevojë edhe për një portier shtesë.

Ndër emrar e lakuar, është edhe ai i Riste Jankov, që javë më parë prishi kontratën me Tikveshin. (infOSport.mk)

Leave a Reply