Aleksandar Mishov shumë shpejtë pritet të ndryshojë skuadër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të rikthehet sërish në elitën e futbollit vendor.
Aktualisht 26-vjeçari është pjesë e skuadrës kazake të FC Turan, mirëpo i njëjti njëkohësisht po shqyrton edhe ofertat e arritura në adresë të tij.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra e vendlindjes së tij, Tikveshi, tashmë e ka kontaktuar të njëjtin, mirëpo në lojë janë gjithashtu edhe ofertat e dy klubeve tjera nga Kazakistani, Atyrau dhe Zhetysu, duke mos përjashtuar këtu edhe klubin e tij aktual, Turan, që gjithashtu janë të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit.
Mbetet të shihet se për cilën skuadër do të vendoset mesfushori ofanziv, i cili në futbollin vendor ka luajtur edhe me AP Brera dhe Borec, ndërsa jashtë kufijve të Maqedonisë, me ekipin gjeorgjian të FC Samtredia dhe atë bullgar të Eter. (infOSport.mk)