Asgjë nga transferimi i tij te Ballkani. Fjoart Jonuzi mbetet në Shqipëri, aty ku ka nënshkruar me skuadrën e FC Dinamo City.
Mesfushori që deri në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Tiranës, me skuadrën “dinamovite” ka firmosur ditën e sotme dhe ka dalë menjëherë në stërvitje me ekipin, nën urdhërat e trajnerit Daja.
Më herët, 28-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë në superiore.